Çdo vit rreth 160 mijë fëmijë janë viktima të dhunës seksuale në Francë

Gabrielle Hazan

Task Forca e sapokrijuar për Abuzimin në Familje vlerëson se ka rreth 160 mijë fëmijë janë viktima të dhunës seksuale në Francë çdo vit teksa ka dhe shumë raste që nuk raportohen.

Kreu i një shërbimi të ri të policisë franceze, kushtuar luftës kundër dhunës ndaj të miturve, ka bërë të ditur se 160 mijë fëmijë janë viktima të dhunës seksuale çdo vit në vend, shkruan Euronews.

Kjo është e barabartë me një viktim të dhunës në çdo tre minuta. Gabrielle Hazan, drejtuesi i ri i Task Forcës së Abuzimit në Familje për Policinë Kombëtare Franceze, u ka bërë thirrje atyre që kanë njohuri për incidente të tilla që ta sjellin atë në vëmendjen e ekipit të saj.

“Krimi ndaj fëmijëve në internet dhe inçesti janë sot i njëjti fenomen”, tha Hazan, duke shtuar, “Ne marrim 700 raporte në ditë për përmbajtje kriminale për fëmijë që shkëmbehen në internet në Francë”.

Hazan gjithashtu bëri thirrje për vigjilencë nga të gjitha anët e shoqërisë.

“Ka rreth 440 fëmijë dhe adoleshentë viktima të dhunës seksuale çdo ditë, por në fund do të ketë vetëm rreth pesëdhjetë raste që do të vihen në vëmendjen e autoriteteve.” “Ne të gjithë kemi një rol për të luajtur në parandalimin dhe zbulimin e kësaj dhune”, tha ajo. /koha