Celina kthehet në Angli

Ish-futbollisti i Ipswich Town, Bersant Celina, pritet të rikthehet në Angli, por te skuadra e Stoke Cityt.

Futbollisti i Kosovës ishte synim i kësaj skuadre edhe në verë, por ai vendosi t’i bashkohej Kasimpashas në formë huazimi nga skuadra franceze, Dijon.

Celina ka zhvilluar 18 ndeshje me Kasimpashan e elitës së futbollit të Turqisë.

Sa ishte pjesë e Ipswichit në sezonin e kaluar, Celina realizoi gjashtë gola në 35 paraqitje.

Një prej atyre golave u vlerësua si më i miri i sezonit në klubin anglez. Ai kishte shënuar në mënyrë të përkryer kundër Creweit në tetor të vitit 2021.

Kontrata me Dijonin, Celinës i skadon në vitin 2024.