CEO i Reddit kërkon që motorët e kërkimit AI të paguajnë për përmbajtjet e platformës

Reddit ka bërë marrëveshje me Google dhe OpenAI duke marrë një kompensim financiar për përdorimin e postimeve dhe informacionit të saj në platformë.

Shefi ekzekutiv i Reddit Steve Huffman nuk kurseu asgjë ndaj Microsoft gjatë një interviste për The Verge. Ai foli për Microsoft dhe motorët e tjerë të kërkimit AI si Anthropic dhe Perplexity të cilët nuk paguajnë për informacionin që marrin prej Reddit, një pjesë e të cilit është bllokuar.

Reddit ka bërë marrëveshje me Google dhe OpenAI duke marrë një kompensim financiar për përdorimin e postimeve dhe informacionit të saj në platformë.

Huffman tha se Microsoft ishte një prej kompanive që ka refuzuar të negociojë. “Pa këto marrëveshje ne nuk kemi asnjë rol për mënyrën sesi të dhënat tona shfaqen apo përdoren çfarë na ka vënë në një pozicion ku jemi të detyruar ti bllokojmë,” tha ai.

Huffman tha se nëse Microsoft dhe sajtet e tjera AI vijojnë të përdorin informacionin e Reddit pa kompensim, do të bllokohen.

Reddit ka filluar të godasë motorët e kërkimit të cilët grumbullojnë informacione nga postimet dhe komunitetet e saj. Uebsajti ka premtuar të bllokojë grumbullimin e paautorizuar duke përditësuar protokollin robots.txt.