CEO i TikTok thotë se kompania mëmë ByteDance nuk është “agjent” i Kinës

Zyrtarët Amerikanë së fundi thanë se TikTok mund të dëbohet në SHBA nëse ByteDance nuk e shet filialin Amerikan.

CEO i TikTok Shou Chew është përgatitur tu thotë ligjvënësve Amerikanë se ka shumë perceptime të gabuara për aplikacionin dhe dëbimi i tij do të dëmtonte ekonominë e Shteteve të Bashkuara.

Ai gjithashtu ka planifikuar tu thotë anëtarëve të Kongresit e shqetësimet rreth kompanisë mëmë ByteDance, dhe lidhjet e supozuara me Kinën, janë të pabaza.

“Më lejoni të shprehem qartë: ByteDance nuk është një agjent i Kinës e as një vendi tjetër,” tha Chew gjatë një dëgjese me Komitetin e Tregtisë dhe Energjisë së Dhomës së Senatit Amerikan ditën e Enjte.

Dëgjesa, e cila është e para ku Chew del përpara Kongresit, vjen në një moment kur kompania rrezikon dëbimin.

Zyrtarët Amerikanë së fundi thanë se TikTok mund të dëbohet në SHBA nëse ByteDance nuk e shet filialin Amerikan.

Komentet e Chew se TikTok nuk është peng i qeverisë Kineze janë të pavërteta duke e përshkruar ByteDance si një sipërmarrje globale themeluar nga sipërmarrës Kinezë. /PCWorld Albanian