Çfarë duhet shmangur te problemet e gjëndrës tiroide

Problemet e gjëndrës tiroide janë ndër gjendjet më të shpeshta shëndetësore në botë.

Funksionimi jo i duhur i tiroides mund ta ulë ndjeshëm cilësinë e jetës, ndaj do të ishte mirë të ndiqni terapinë dhe dietën e rekomanduar nga mjekët tuaj.

Kur bëhet fjalë për këtë gjendje, dihet se funksionimi jo i duhur i saj mund ta vështirësojë rënien në peshë, por kjo nuk është e vetmja pasojë. Domethënë, përveç kësaj, mund të keni probleme me tretjen, por edhe të ndjeni lodhje të vazhdueshme.

Sëmundjet autoimune më shpesh shkaktojnë mosfunksionim të gjëndrës tiroide. Kjo do të thotë se sistemi imunitar prodhon antitrupa që shkaktojnë keqfunksionimin e gjëndrës tiroide. Dy gjendjet më të njohura janë tiroiditi Hashimoto (zvogëlim i funksionit – hipotiroidizmi) dhe sëmundja e Graves (rritje e funksionit – hipertiroidizmi).

Gjithashtu, është e rëndësishme të theksohet se kjo gjendje shfaqet më shpesh te femrat, veçanërisht pas lindjes së fëmijëve ose gjatë menopauzës.

Gluteni

Shumë njerëz kohët e fundit zgjedhin një dietë pa gluten, sepse është një “nxitës” i fortë për sëmundjet autoimune. Shkakton shumë inflamacion në trup dhe te disa mund të shkaktojë që sistemi imunitar të prodhojë antitrupa që sulmojnë organet ose indet e veta.

Nëse ndaloni së konsumuari ushqime që përmbajnë gluten, funksioni i tiroides duhet të përmirësohet. Gjendet te elbi, thekra, gruri dhe ushqime të ngjashme, prandaj është pjesë përbërëse e shumë ushqimeve.

Produktet e qumështit

Nëse trupi juaj nuk i toleron produktet më të mira të qumështit, kjo do të thotë se lëndët ushqyese të tyre nuk do të shpërbëhen mirë. Në këtë rast, mund të nxitë rritjen e mikrobeve të dëmshme në sistemin tretës, si bakteret e këqija, majat dhe kërpudhat.

Sheqeri

Dihet se sheqeri është i dëmshëm për funksionin e tiroides. Sheqeri nxit inflamacionin në trup, por gjithashtu përkeqëson sëmundjet autoimune, si dhe nxit infeksionet e zorrëve. Nëse mukoza e zorrëve është i tejmbushur me mikrobe të dëmshme, ato do të shkaktojnë inflamacion të mukozës të zorrëve.

Sasi të mëdha të lakrës së papërpunuar

Lakra, brokoli, lulelakra, lakra jeshile dhe lakrat e Brukselit nuk duhet të hahen në sasi të mëdha, veçanërisht jo të gjalla. Këto perime përmbajnë substanca të quajtura goitrogjene që mund të parandalojnë absorbimin e jodit në gjëndrën tiroide.

Soja

Shumica e sojës së kultivuar është e modifikuar gjenetikisht, kështu që në përgjithësi duhet ta shmangni atë. Përveç kësaj, është më e vështirë për t’u tretur dhe proteinat që përmban nuk mund të përthithen plotësisht. Përbërësit e sojës shkaktojnë acarim të mukozës së zorrëve dhe ngadalësojnë përthithjen e jodit.