Shpesh dëgjojmë: “Se një njeri fetar është njeri i mirë.” Kjo pikëpamje është sakt me një kusht qe ky njeri të ketë marrë në mënyrë të drejtë kuptimin e fesë.
Nëse fetaria është shtrembëruar dhe nuk përputhet me vlerat dhe idealet që thërret feja, kjo situate mund të prodhoi fetar por jo njeri të mirë.
Pra nese devijon fetaria nga idalet e fesë, atëherë shoqeria mund të ketë fetarë por jo njerëz të mirë.
Shoqëri pa njerëz të mirë është shoqëri e sëmurë, sado e mbushur të jetë me njerëz që duken fetarë në pamje.
Allahu i Madhërishëm thotë:
Nuk është tërë e mira (e kufizuar) të ktheni fytyrat tuaja kah lindja ose perëndimi, por mirësi e vërtetë është t’i besosh All-llahut, ditës së gjykimit, engjëjve, librit, Pejgambereve dhe pasurinë që e do, ua jep të afërmve, bonjakëve, të vërfërve, udhëtarëve, lypësve dhe për lirimin e robërve, dhe ai që e fal namazin, e jep zeqatin, dhe ata që kur premtojnë e zbatojnë, dhe të durueshmit në skamje, në sëmundje dhe në flakën e luftës. Të tillët janë ata të sinqertit dhe të tillët janë ata të devotshmit.
(El-Bekare, 177)
1. Ç’është vepra e mirë.
Vepër e mirë është çdo punë që u sjell dobi të tjerëve; sa më e madhe të jetë kjo dobi, aq më e lartë është vlera e saj.
Kriteri i veprës së mirë është dobia që ajo sjell për të tjerët.
Për të kryer vepra të tilla, njeriu duhet të çlirohet nga egoizmi, dhe këtu ndërhyn feja dhe besimi në Zotin që përmes adhurimeve në thelb është përgatitja e shpirtit për këtë lloj vetëflijimi ose çlirimi nga egoizmi
Pejgamberi ﷺ ka thënë:
“Më i dashuri tek Allahu është ai që është më i dobishmi për njerëzit.”
(Taberani)
Allahu thotë:
“Kush bën mirë qoftë mashkull apo femër, duke qenë besimtar, Ne do ta bëjmë të jetojë jetë të mirë, dhe do ta shpërblejmë me më të mirën e asaj që ka punuar.”
(En-Nahl, 97)
Adhurimi duhet të na çojë drejt sjelljes së mirë. Profeti ﷺ ka thënë:
“Ka gra që agjërojnë dhe falen natën, por fytyra e tyre do të digjet në zjarr për shkak të gjuhës që lëndon fqinjët.”
(Muslim)
3. Tre keqkuptime qe kërkojnë reflektim
(a) Ngatërrimi i adhurimit me veprën e mirë
Shumë njerëz mendojnë si të përmendet puna e mirë atyre u shkonë mendja të të falurit, të agjërimi thjesht tek bota rituale. Por adhurimi është mjet, për ta zbutur egoizmin për ta çel deren drejt sjelljes së mirë, drejt ndihmës, drejtësisë dhe ndërtimit të shoqërisë.
O ju që besuat, falni namazin me ruku e sexhde dhe vetëm Zotin tuaj adhurojeni. Bëni punë të mira (të dobishme), se do të gjeni shpëtim. kaptina haxh-77
Por vepra e mirë në të vërtetë është çdo veprim që fuqizon dhe përparon shoqerinë.
Ky kuptim i veprës së mirë është theksuar nga dijetari i madh, Abdullah ibn Mubarak, në një letër që i dërgoi Fudajlit ibn Ayyadh, i njohur si “Imami i të dy Xhamive të shenjta”:
“O Imami i të dy Xhamive! Nëse do të na shihje, do të kuptoje se adhurimi i yt është lojë, nuk është e njejt të lash faqet me lotë, sikurse ti lash me gjakun luftës; për ne kjo është aroma më e mirë.”
Allahu i Madhërishëm thotë:
“Ai që ka krijuar vdekjen dhe jetën, që t’ju provojë se cili nga ju punon më mirë.”
(El-Mulk, 2)
Ky ajet thekson se vepra më e mirë është ajo që ngre njerëzit dhe shoqërinë, jo vetëm ajo që duket e mirë në formë rituale.
(b) Përçmimi i kësaj bote
Një keqkuptim tjetër është mendimi se feja kërkon që ta urrejmë botën. Jo! Islami nuk e urren dynjanë, por e urdhëron ta ndërtojmë dhe ta përmirësojmë.
Pejgamberi ﷺ ka thënë:
“Nëse vjen Dita e Gjykimit dhe në dorën e ndonjërit prej jush është një fidan, le ta mbjellë atë.”
(Bejhekiu)
Ky hadith tregon se feja dëshiron veprime konkrete që përmirësojnë jetën.
(c) Humbja e ndjenjës së prioriteteve
Jo çdo vepër ka të njëjtën vlerë.
Prioritetet bazohen në bazë të dobive dhe nevojave të njerëzve.
Pejgamberi ﷺ ka thënë:
“Njeriu më i dashur tek Allahu është ai që u sjell më shumë dobi njerëzve.”
Njeriu i mirë ai që i beson Zotit e adhuron atë, dhe ky adhurim e bën njëri që ndihmon, mbron, mëson dhe kujdeset thjesht ia sheh hajrim dikush.
Përfundim
Problemi nuk është mungesa e fesë, por keqkuptimi i saj.
Zoti kërkon të jemi të drejtë, të mëshirshëm dhe të dobishëm.
E bukura e fesë është se ajo erdhi ta ndriçoi jetën,dhe këtë e bën duke ndriçuar njeriun.
Le të mbajmë në mend:
“Adhurimi më i madh është shërbimi për njerëzit.”
Në këtë mënyrë, devotshmëria kthehet në veprim, vepra bëhet pasqyrë e fesë, dhe shoqëria përparon.
Halil Avdulli








