Çfarë po pengon një Ramazan civilizues!

Hoxhë Halil Avdulli

1. Trajtimi i Ramazanit në një mënyrë ku mungon në tërësi qëllimi dhe objektivi i tij.
2. Mungesa e transformimit të agjërimit nga sipërfaqësorja në thellësi, nga praktika e rëndomtë në nivel parimi dhe nga niveli i parimit në vetëdije të vazhdueshme.
3. Kur Ramazani lëshohet si një mundësi për të formuar një musliman model që do të ishte shembull për gjithë shoqërinë.
4. Mungesa e qartësisë në radhitjen e prioriteteve, pasi radhitja e pjesës formale para asaj esenciale, krijon një imazh forme, që nuk sjellë zbatimin e thellë të fesë.

Si pasojë e gjithë këtij deformimi kemi pastaj manifestime që shfaqen në këto forma:

*Përtaci në punë.
*Ushqim të tepruar dhe ekstravagant.
*Sasi dhe jo cilësi në adhurime.
*Mungesa e rregullit dhe e pastërtisë, që shoqërojnë mbledhjen për namaz në këtë muaj të shenjtë, e zbulojnë shkallën e mungesës së vetëdijes për një Ramazan civilizues.

Thellësia e kuptimit të Ramazanit civilizues qëndron në nivelin e përfaqësimit të dy elementeve:

a) Ndalimi i çfarëdo lëndimi ndaj tjetrit
b) Të vepruarit mirë!

Nga: Halil Avdulli