Chelsea dhe Liverpooli ndajnë pikët

Ka përfunduar pa gola derbi i Premierligës në mes të Chelseas dhe Liverpoolit.

Ndeshja e zhvilluar në “Stamford Bridge”, e mbetur e javës së tetë, përkundër rasteve dhe lojës nuk dhuroi gola të vlefshëm.

Në fakt, Chelsea shënoi dy gola por që u anuluan nga VAR-i.

Me këtë barazim, Liverpooli është në vendin e tetë me 43 pikë derisa Chelsea në vendin e 11-të me 39 pikë.