Chelsea e nis vrullshëm sezonin e ri, mposht bindshëm Crystal Palace

Skuadra e Chelseas ka mposhtur 3-0 Crystal Palacen.

Chelsea ka triumfuar ndaj Crystal Palace me rezultat 3-0, shkruan lajmi.net.

Futbollistët vendas e nisën ndeshjen me sulme të një pasnjëshme dhe golin e parë e gjetën në min e 27’.

Marcos Alonso realizoi një gol të bukur nga goditja e dënimit për 1-0.

Gjiganti anglez vazhdoi të sulmone dhe golin e dytë e gjeti përmes Christian Pulisicit në min e 40’, për rezultatin e pjesës së parë 2-0.

Skenar i njëjtë ishte edhe në pjesën e dytë me “The Blues” që ishin superiorë dhe shënuan golin e tretë në min e 58’.

Trevoh Chalobah plasoi një goditje të fuqishme për rezultatin 3-0.

Deri në fund të dyja skuadrat patën disa raste shënimi por rrjetat më nuk u tundën.

Është ky një fillim shumë i mbarë i sezonit për ekipin e Thomas Tuchel që synon të arrijë suksese tjera këtë vit.