Chelsea fiton ndaj Crystal Palce

Ka përfunduar ndeshja ndërmjet Crystal Palace – Chelsea.

‘Blutë e Londrës’ kanë mposhtur 2:1 Crystal Palace, përcjell lajmi.net.

Në minutën e 7` të takimit, ishte Edouard që shënoi, për t`i dhuruar epërsinë ekipit vendas.

Kurse, për mysafirët u përkujdes Aubameyang, i cili realizoi në minutën e 38`.

Pjesa e parë u mbyll 1:1.

Në 45 minutat e tjera ishin ‘Blutë e Londrës’ që po kërkonin golin e epërsisë, por e arritën ‘në frymën e fundit’.

Po rridhte minuta e 90` kur Gallagher shënoi, për t`i dhuruar fitoren Chelseat.

Me këtë fitore londinezët kanë 11 pikë në vendin e shtatë, kurse Crystal Palace kanë shtatë në pozitën e 14./