Chelsea kampioni më i ri i Evropës

Chelsea është kampioni më i ri i Evropës, duke mposhtur kështu Manchester Cityn me rezultat 1-0.

Kai Havertz ishte goli që vendosi gjithçka në këtë ndeshje, i cili erdhi në minutën e 42-të pas një asistimit të Mason Mount, raporton lajmi.net.

Chelsea u tregua një skuadër me e rrezikshme sesa Man City gjatë gjithë ndeshjes, gjë që rezultoi në fund edhe ta fitojnë takimin.

Thiago Silva u largua nga loja në minutën e 39-të, mirëpo në fund skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel arriti që të fitojë ndeshjen dhe kësisoj të shpallet kampioni më i ri i Evropës.

Pep Guardiola u kritikua rëndë për formacionin e tij, gjë që i kushtoi në fund.

Chelsea tani është skuadra e cila ka dy trofe të Ligës së Kampionëve.