Chelsea merr fitore të thellë ndaj Chesterfield, kalon tutje në FA Cup

Chelsea ka marr një fitore me rezultat 5-1 ndaj Chesterfield në kuadër të FA Cup.

Edhe pse me disa mungesa, Chelsea e nisi ndeshjen në sulm, duke kërkuar menjëherë golin.

I pari erdhi në minutën e 6-të, kur Timo Werner tundi rrjetën për 1-0 me një gjuajtje nga afër.

Në minutën e 18-të rezultati shkoi në 2-0, kur Callum Hudson-Odoi shënoi një gol të bukur.

Vetëm pas dy minutash erdhi edhe goli i tretë në këtë ndeshje. Romelu Lukaku përfiton nga një gabim në mbrojtjen e mysafirëve për të shënuar për 3-0.

Pjesa e parë u mbyll me golin e Andreas Christensen që shënoi me kokë për 4-0.

Në minutën e 55-të, Chelsea fitoi penallti, ku nga pika e bardhë doli të jetë i saktë Hakim Ziyech për 5-0.

Mysafirët arritën të shënonin në minutën e 80-të me Akwasi Asante për 5-1.

Chelsea fitoi me lehtësi këtë ndeshje dhe kaloi në raundin e 1/16 të FA Cup.