Sot nis xhiroja e gjashtë në Premier Ligë.
Disa ndeshje interesante do të luhen në javën e gjashtë të Premier Ligës, shkruan lajmi.net.
Megjithatë, vëmendja kryesore do të jetë tek derbi Chelsea – Manchester City.
Të dyja ekipet kanë objektiv të luftojnë për titull këtë edicion, andaj edhe pritet një përballje shumë e luftuar.
Pas pesë xhirove të para “The Blues” janë në vendin e parë me 13 pikë, ndërsa ‘Citizens’ kanë 10 pikë në pozitën e pestë.
Thomas Tuchel për këtë duel nuk do të mund të llogarit në Mason Mount dhe Christian Pulisic, ndërsa Pep Guardiola do të luajë pa Benjamin Mendyn e suspenduar, do mungojnë edhe John Stones e Aymeric Laporte.
Në pesë duelet e fundit mes këtyre dy ekipeve Chelesa ka fituar katër përballje, ndërsa Man City një.
Këto janë formacionet e mundshme të dy timonierëve Tuchel e Guardiola para ndeshjes:
Chelsea: Mendy; Christensen, T Silva, Rudiger; Azpilicueta, Kante, Jorginho, Alonso; Havertz, Lukaku, Werner
Man City: Ederson; Walker, Dias, Ake, Cancelo; De Bruyne, Fernandinho, Gundogan; Jesus, Torres, Grealish