Chrome do tu kërkojë përdoruesve fjalëkalimin e të dhënave të dyshimta që shkarkojnë në ueb

Me Enhanced Mode të aktivizuar Google do tu kërkojë përdoruesve të ngarkojnë të dhëna të cilat nuk janë të lejuara ose bllokuara nga motori i saj i skanimit.

Google është duke ridizajnuar identifikimin e maluerëve në Chrome duke përfshirë të dhëna të mbrojtura nga fjalëkalime të cilat përdoruesit mund ti ngarkojnë për skanim më të hollësishëm, një ndryshime të krijuesi i shfletuesit thotë se do ta ndihmojnë në identifikimin e më shumë maluerëve.

Prej kohësh Google ka lejuar përdoruesit të aktivizojnë Enhanced Mode Safe Browsing, një funksionalitet i Chrome që paralajmëron përdoruesit kur shkarkojnë të dhëna që beson se janë të pasigurta ose kanë karakteristika të dyshimta të një malueri.

Me Enhanced Mode të aktivizuar Google do tu kërkojë përdoruesve të ngarkojnë të dhëna të cilat nuk janë të lejuara ose bllokuara nga motori i saj i skanimit.

Nën ndryshimet e reja Google do tu kërkojë përdoruesve të ofrojnë fjalëkalimin për hapjen e të dhënave nëse është aplikuar një i tillë. Megjithatë dërgimi i të dhënave të mbrojtura me fjalëkalim tek Google për tu skanuar do të shihet me skepticizëm nga përdoruesit edhe pse kompania premton që ta fshijë menjëherë pas analizës.

Një ndryshim tjetër i Safe Browsing do të jenë njoftime dy llojesh që ofron për shkarkimet të cilat i cilëson si: të dyshimta dhe të dëmshme. Njoftimet karakterizohen nga ikona, tekst dhe ngjyra të ndryshme për ta bërë më të lehtë që përdoruesi të dallojë nivelet e ndryshme të rrezikut.