Cila është gjendja e Messit pas përplasjes me Smalling?

Barcelona ka shpresë se Lionel Messi nuk e ka thyer hundën, pas përplasjes me Chris Smalling gjatë fitores 1:0 ndaj Manchester United.

Katalanët kanë arritur të marrin një rezultat të favorshëm nga ndeshja e parë, duke fituar në ‘Old Trafford’, pas një autogoli të shënuar nga Luke Shaw.Ylli argjentinas në fund të pjesës së parë u gjakos në fytyrë, pas një dueli që pati me mbrojtësin Chris Smalling.

“Messi nuk ndihej rehatshëm pas goditjes”, ka zbuluar Valverde pas ndeshjes, përcjell ‘lajmi.net’.“Ne duhet ta shqyrtojmë shkallën e lëndimit dhe të shohim se si është”.

“Ai është në rregull, por ai ka një plagë mjaft të rëndësishme”