Cilat janë më të mira për dimër – gomat e gjera apo të ngushta?

Për rrjedhojë, edhe veturat elektrike pritet të jenë më të lira.

Analiza zbuloi se çmimet e baterive të automjeteve elektrike ishin më të larta në vitin 2022 dhe 2023 sesa në 2021, pjesërisht për shkak të rritjes së kërkesës dhe mungesës së komponentëve. Shtojini atij inflacionin, të cilin e ndjejmë në çdo hap.

Në një parashikim të ri nga kompania e shërbimeve financiare “Goldman Sachs”, analistët e tyre presin që çmimet e baterive për automjetet elektrike të bien ndjeshëm gjatë viteve të ardhshme. Deri në vitin 2025, ata parashikojnë se çmimet do të bien 40 për qind nga viti 2022 – nga 155,63 dollarë për kWh në 2022 – në 99 dollarë në 2025. Kjo është gati 10 për qind më e ulët se parashikimi i mëparshëm i kompanisë.

Prandaj, veturat elektrike pritet të jenë dukshëm më të lira.

Deri në vitin 2030, Goldman Sachs parashikon një rënie vjetore prej 11 për qind të çmimeve të baterive, në të cilën pikë çmimi do të jetë rreth 72 dollarë për kWh, ose më pak se gjysma e çmimit të sotëm.

Megjithatë, pyetja është nëse këto parashikime janë rezultat i rritjes më modeste të shitjeve të makinave elektrike sesa pritej. Goldman Sachs parashikon se deri në mesin e dekadës, veturat elektrike do të kushtojnë njësoj si automjete ekuivalente me motorë me djegie të brendshme, kur shikohet kostoja totale e pronësisë, dhe kjo është pa asnjë subvencion.

Goldman Sachs beson se flota globale e veturave do të rritet nga 2 përqind e makinave elektrike në 2020 në 17 për qind në 2025 dhe 35 përqind në 2030. Deri në vitin 2040, ne po i afrohemi pikës ku dy nga tre veturat elektrike në rrugë do të jenë elektrike . Optimist?