Cilat janë produktet e Apple që do të pajisen me portën USB-C?

Megjithatë kompania solli edhe disa aksesorë për shpejtësi të larta karikimi dhe transferimi të dhënash.

Apple prezantoi portën USB-C për iPhone 15 më në fund, duke braktisur njëherë e mirë kontektorin Lightning.

Megjithatë kompania solli edhe disa aksesorë për shpejtësi të larta karikimi dhe transferimi të dhënash.

Smartfonët që do të përdorin USB-C janë:

  • iPhone 15
  • iPhone 15 Plus
  • iPhone 15 Pro
  • iPhone 15 Pro Max

Kompania gjithashtu prezantoi disa aksesorë që mbështetin USB-C:

  • Kufjet me tela EarPods që kushtojnë 19 dollarë
  • Kufjet wireless AirPods 2 me kasë që karikohet me USB-C që kushtojnë 249 dollarë
  • Kabëll 60W USB-C në USB-C me shpejtësi transferimi USB 2.0 që kushton 19 dollarë
  • Kabëll 240W USB-C në USB-C me shpejtësi transferimi USB 2.0 që kushton 29 dollarë
  • Kabëll Thunderbolt 4 me shpejtësi transferimi prej 10Gbps që kushton 60 dollarë. Ky kabëll mund të përdoret për video DisplayPort
  • Adapter USB-C në Lightning për aksesorët e vjetër që kushton 29 dollarë

Është një strategji konfuze e Apple për të ofruar kabllo në kapacitete të ndryshme për produkte të ndryshme. Nëse dëshironi shpejtësi më të larta karikimi dhe transferimi të dhënash, duhet të paguani më tepër.