Çipi i ri i Qualcomm sjell më shumë performancë AI tek smartfonët e segmentit të mesëm

Çipi përfshin inteligjencën artificiale gjeneruese e pajtueshme me mdoelet e mëdha si Baichuan-7B dhe Llama 2. Ndryshe nga Snapdragon 7+ Gen, çipi nuk ka hapësirë për Gemini Nano.

Qualcomm prezantoi çipin e saj më të fundit Snapdragon 7s Gen 3 i dizajnuar për të sjellë disa prej opsioneve të segmentit të lartë në seritë Snapdragon 7 të cilat përdoren gjerësisht tek pajisjet e segmentit të mesëm.

Çipi përfshin inteligjencën artificiale gjeneruese e pajtueshme me modelet e mëdha si Baichuan-7B dhe Llama 2. Ndryshe nga Snapdragon 7+ Gen 3, çipi nuk ka hapësirë për Gemini Nano.

Akash Sharma, drejtor i menaxhimit të produktit pranë Qualcomm tha se motori neural i përmirësuar do të thotë se Snapdragon 7s Gen 3 ofron 30 përqind më shumë performancë AI krahasuar me paraardhësin.

Objektivi është ta bëjmë inteligjencën artificiale gjeneruese të qasshme për më shumë pajisje,” shpjegoi ai.

Qualcomm thotë se arkitektura 64-bit Kyro përmirëson performancën me 20 përqind. Edhe performanca grafike është përmirësuar me 40 përqind ndërsa jetëgjatësia e baterisë shtuar me 12 përqind.

Çipi ofron mbështetje për modulet 200M të kamerës, ISP të trefishtë 12-bit dhe video 4K HDR. Së fundi Snapdragon 7s Gen 3 është i pajtueshëm me teknologjitë mmWave dhe nën-6Ghz të 5G me shpejtësi maksimale prej 2GB/s në shkarkim.

Xiaomi do të jetë prodhuesi i parë i telefonëve që do të përdorë çipin duke filluar nga Shtatori ndërsa do të pasohet nga Realme, Sharp dhe Samsung.