Cisco thotë se hakerët kanë kompromentuar pajisjet e saj për të përgjuar qeveri të ndryshme

Cisco e përshkruante grupin si një “aktor i sofistikuar shtetëror” dhe hetimi i kompanisë kishte gjetur se viktimat janë kryesisht rrjet shtetërore në mbarë botën.

Firma teknologjike Cisco tha se hakerët kishin kompromentuar disa prej pajisjeve të saj të sigurisë dixhitale për të thyer rrjetet qeveritare në mbarë botën.

Përmes një postimi në blog ditën e Mërkure, kompania tha se Adaptive Security Appliances – një pajisje e cila bashkon disa funksione mbrojtëse në një të vetme – kishte pasur dobësi sigurie të panjohura të cilat janë shfrytëzuar nga një grup hakerësh quajtur “UAT4356.”

Postimi e përshkruante grupin si një “aktor i sofistikuar shtetëror” dhe hetimi i kompanisë kishte gjetur se viktimat janë kryesisht rrjet shtetërore në mbarë botën. Cisco tha se dobësitë e sigurisë tashmë janë adresuar.

Përmes një deklarate bëri thirrje që konsumatorët e saj të përditësojnë sa më parë softuerët e tyre duke mos dhënë detaje të tjera lidhur me sulmet të cilat datojnë prej fillimit të vitit.

Pajisjet e sigurisë siç janë ruterët janë bërë një vektor mjaft popullor sulmesh nga hakerët. Cisco paralajmëroi se hakerët ishin kryesisht të interesuar në goditjen e pajisjeve të rrjetit nga Microsoft dhe prodhues të tjerë.