City e shkatërron Unitedin

Manchester City e ka turpëruar rivalin lokal, Manchester United, në ndeshjen e luajtur në ‘Etihad’.

Qyteti i Mançesterit sot ka marrë ngjyrë të kaltër, me ‘Citizens’ që mposhtën 6:3 ‘Djajtë e Kuq’, në një ndeshje ku shkëlqeu Erling Haaland, shkruan lajmi.net.

Skuadra e Pep Guardiola kaloi në epërsi qysh në minutën e 8′, pas një starti super-dinamik. Golin e parë e gjeti Phil Foden, i asistuar nga Bernardo Silva.

City vazhdoi dominimin dhe brenda pjesës së parë gjeti golin edhe tri herë të tjera. Ishte Erling Haaland që konfirmoi formën e lartë, duke shënuar dy gola të shpejtë në minutat 34′ dhe 37′, dy herë i asistuar nga De Bruyne. Rezultatin e pjesës së parë e vulosi Phil Foden, në minutën e 44′, i asistuar nga Haaland.

Në pjesën e dytë, United gjeti golin tri herë, por nuk u mbajt pa pranuar edhe dy të tjerë. Fillimisht, braziliani Antony shënoi një super-gol, me një gjuajtje nga distanca, kur luhej minuta 56′.

Megjithatë, Haaland ishte sot në ‘Etihad’ për të shkatërruar çdo fije gëzimi për ‘Djajtë e Kuq’. Ai shënoi edhe një gol në minutën e 64′, kësaj radhe i asistuar nga Gomez, për të kompletuar het-trikun e tij.

Pas këtij goli, Haaland bëri edhe një asistim, përsëri për Foden, i cili çoi shifrat në 6:1, dhe kompletoi edhe ai një het-trik, sikur edhe për të humbur edhe motivin për angazhim nga ‘Citizens’.

Këtë e shfrytëzoi skuadra e United, që përmes Anthony Martial shënoi dy herë (84′ dhe 90′), për rezultatin final 6:3.

Me këtë fitore, Manchester City shkon në kuotën e 20 pikëve për pozitën e dytë në tabelë, derisa Man United mbetet me 12 pikë në pozitën e gjashtë.