City mposht Chelsea dhe vazhdon tutje në Qarabao Cup

Manchester City ka kaluar në raundin tjetër të kompeticionit anglez Qarabao Cup pasi e ka mposhtur Chelsean me rezultat 2-0 në “Etihad Stadium”.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa në pjesën e dytë skuadra e Pep Guardiolas e gjeti dy herë rrjetën për ta siguruar kështu vazhdimin në fazën tjetër të kësaj gare.

Fillimisht Ryad Mahrez shënoi për 1-0 në minutën e 53’, pastaj vetëm pesë minuta më vonë epërsinë e Cityt në 2-0 e thelloi Alvarez, përcjellë KosovaPress.

Edhe skuadra tjetër londineze, Arsenali, është eliminuar nga kjo garë pasi pësoi disfatë nga Brightoni me rezultat 3-1.