City pa mëshirë për kundërshtarët e tij

Manchester City ka marrë fitoren e dytë radhazi dhe të katërtën këtë edicion në Ligën Premier.

Kampioni në fuqi i Anglisë ka qenë i pamëshirshëm përballë Nottingham Forest duke e mposhtur me rezultat të thellë 5-0.

Qysh në pjesën e parë u mësua fituesi i këtij takimi, me Cityn që shënoi tre gola me auto të njëjtë, Erling Haaland.

Sulmuesi norvegjez hapi serinë e golave në minutën e 12-të duke shënuar për 1-0 pas asistimit nga Phil Foden.

Për 2-0, Haaland u përkujdes në minutën e 23-të, derisa het-trikun e kompletoi në minutën e 38-të kur u asistua nga John Stones.

Me epërsinë e trefishtë të Cityt 3-0 përfunduan 45 minutat e para të kësaj ndeshje.

City nuk i ndali sulmet ndaj skuadrës mysafire dhe në pjesën e dytë shënoi edhe tre gola të tjerë.

Joao Cancelo e ngriti epërsinë në 4-0 pas asistimit nga bashkëkombësi i tij Bernardo Silva në minutën e 50-të.

Ndërkohë për 5-0 u përkujdes sulmuesi argjentinas Julian Alvarez, i cili realizoi në minutën e 88-të edhe golin e dytë personal dhe të rezultatit përfundimtar 6-0.

Me këtë fitore City mbetet në vendin e dytë në tabelë me 13 pikë të tubuara, derisa Nottingham Forest zë vendin e 15-të me vetëm katër pikë.

Ndeshjen e ardhshme City e zhvillon në udhëtim te Aston Villa, derisa Nottingham Forest e pret Bournemouthin.