Ishte viti i 630 me 20 Ramazan. Kur Profeti a.s 🌹 hyri triumfator në MEKË, prej të cilës e kishin dëbuar 8 vite më parë. Kjo ngjarje njihet si çlirimi i Mekes.
Ajo sot më së miri na tregon nevojën për tu çliruar nga ato gjëra që Profeti a.s 🌹e çliroi atë shoqëri.
1- Të çlirohemi nga mendjemadhësia e fitores.
(Momenti kur Profeti a.s 🌹 po hynte në Meke si fitimtarë, Ai a.s 🌹 ishte përkulur mbi kafshën e tij, në modestinë e liderit dhe në thjeshtësinë e Profetit 🌹.)
2- Të çlirohemi nga hakmarrja ndaj humbsit dhe poshtërimi i të mundurit.
(Momenti kur në katër portat e mekes tellallët thirrnin: ” Kush ka hyrë në shpi të Zotit është i sigurtë, kush ka hyrë në shtëpinë e tij është i sigurtë dhe kush hynë në shtëpine e Ebu Sufjanit (jo besimtarë në atë rast, por ishte kyretari i mekes) është i sigurtë kishte thënë Profeti a.s 🌹, pra respekt dhe njohje e pozicionit edhe pse ishte kundrejt një të munduri.)
3- Të çlirohemi nga inatet personale, militatnitizmi dhe ti bëjmë gjërat për hatrin e Zotit jo për egon tonë.
(Momenti kur ato të cilët e dëbuna, luftuan u mblodhën para tij dhe Profeti a.s 🌹 ju tha: “Shkoni se ju jeni të lirë”. Nuk ishte inati personal por ishte madhështia e shpirtit të kësaj feje që lëshonte frytet e sajë nga gjuha e bekuar e Profetit a.s 🌹.)
4- Të çlirohemi nga ngushticat e origjinës, rracës, ngjyrës dhe fanatizmit.
( Momenti kur e ftoj Bilalin r.a i cili kishte qënë skllav, i zi, pa përkrahje farefisnore, të thërrasë ezanin duke hypur mbi muret e Qabes 🕋 së bekuar).
5- Të çliroheni nga forca e pushtetit.
( Momenti kur Profeti a.s🌹 u ftua nga të gjithë në mbrëmje për tu respektur si “i pari i vendit” ai zgjodhi të qëndrone në çadrën e tij, dhe kur Abdurrahman ibm Aufi i cili ishte nga më të pasurit e vendit shkoi ta vizitonte dhe e gjeti atë Profetin a.s 🌹 të mbështetur në gjysëmgjunjë duke ngrënë bukë modestisht. Ai Abdurrahmani r.a i thotë edhe sot o i Dërguari i Zotit. Ai Profeti a.s🌹 i tha: ” Mos më adhuroni mua por Zotin, unë jam biri i një nëne që ka ngrën bukë elbi të thatë”.)
Nga: Hoxhë Vladimir Kera








