Çmontimi i iPhone 15 Pro Max zbulon disa surpriza të këndshme dhe të hidhura

Është një fitore për konsumatorët të cilët nuk do të “dënohen” nëse xhami i pasmë i telefonit thyhet me kosto që shkonte deri në 550 dollarë.

Uebsajti i riparimit të pajisjeve elektronike iFixit ka publikuar çmontimin e iPhone 15 Pro Max.

Dyqanet lokale të riparimit duhet të përballen me kufizimet e softuerit të Apple, që do të thotë se komponentët duhet të blihen drejtpërdrejtë nga Apple përndryshe iOS nuk do të pranojë pjesë të tjera për zëvendësim.

Nga ana tjetër iFixit lavdëroi Apple për rikthimin e xhamit të pasmë për modelet iPhone 15 Pro, një opsion që debutoi vitin e kaluar me modelet standarde iPhone 14.

Është një fitore për konsumatorët të cilët nuk do të “dënohen” nëse xhami i pasmë i telefonit thyhet me kosto që shkonte deri në 550 dollarë.

iFixit gjithashtu ekzaminoi kornizën prej titani të telefonit dhe nuk u impresionua. Ky material mund të gërvishtet me lehtësi.

Duke hyrë në brendësi, bordi logjik i iPhone 15 Pro Max është i njëjti me iPhone 15 Pro dhe riparuesit duhet të heqin altoparlantin dhe motorin Taptik për të aksesuar tabet e heqjes së baterisë.

Interesant është fakti se sensori parësor dhe ai ultrawide i iPhone 15 Pro Max duken identikë me iPhone 15 Pro Max duke sugjeruar se zmadhimi 5x optik që Apple e quan “tetraprism” është risia e vetme për këtë vit.

Në fund iFixit i dha iPhone 15 Pro Max një vlerësim riparimi prej 4 nga 10.