COVID-19, raporti i departamentit amerikan: Ka shumë të ngjarë të ketë dalë nga laboratori

“Pandemia e koronavirusit ka shumë të ngjarë të ketë lindur nga një rrjedhje laboratorike.” Ky është përfundimi i një raporti të Departamentit Amerikan të Energjisë. Lajmin e raporton ekskluzivisht wall Street Journal. Më parë, departamenti tha se ishte e pasigurt se si ishte zhvilluar virusi. Por edhe FBI-ja ka pohuar gjithmonë se COVID-19 ishte rezultat i një aksidenti në laboratorin Wuhan në Kinë.

Konkluzioni, sipas një raporti të fshehtë të inteligjencës të ofruar së fundmi në Shtëpinë e Bardhë dhe anëtarëve të zgjedhur të Kongresit, përmbahet në një përditësim të një dokumenti të vitit 2021 nga Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare. Sipas burimeve të inteligjencës amerikane të intervistuara nga ëall Street Journal, pozicioni i departamentit ndryshoi pasi dolën “informacione të reja të inteligjencës, studime kërkimore dhe konsultime me ekspertë joqeveritare”.

Rrjedhjet e Wall Street Journal , megjithatë, u pasuan nga një sqarim i kujdesshëm nga administrata Biden.

“Për momentin nuk ka asnjë përgjigje përfundimtare për origjinën e koronavirusit,”-tha Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan në një intervistë për CNN. Zyrtari i lartë shpjegoi se presidenti Biden ka urdhëruar në mënyrë të përsëritur çdo agjenci të inteligjencës amerikane që të bëjë përpjekjet dhe burimet maksimale për t’i dhënë fund problemit.

“Nëse marrim informacione të reja, do ta ndajmë atë me Kongresin dhe popullin amerikan. Por tani për tani, nuk ka një përgjigje përfundimtare,”-e mbylli Sullivan. /dosja