Cristiano Ronaldo mbështet publikisht pretendimet që Lionel Messi “i vodhi” Topin e Artë

Cristiano Ronaldo përfundoi i gjashti në Topin e Artë të vitit 2021.

Sulmuesi portugez u rendit jashtë top treshes për herë të parë që nga viti 2010.

Lionel Messi, rivali i përjetshëm i Ronaldos, fitoi trofeun e tij të shtatë në ceremoninë e së hënës.

Argjentinasi tani ka dy Topa të Artë më shumë se Ronaldo dhe duket se 36-vjeçari nuk është i kënaqur me rezultatin çmimit më të madh individual të këtij viti.

Një tifoz i Ronaldos, përdoruesi i Instagramit cr7.o_lendario, postoi një shaka pas ceremonisë.

Tifozi pohoi se Messi nuk e meritonte të fitonte dhe se Ronaldo ka pasur një vit më të mirë.

Ronaldo e pa postimin dhe komentoi: “Fakte”.

Pasi renditi të gjitha arritjet e Ronaldos në vitin 2021, fansi shkroi: “Ata ende e vendosin atë në vendin e 6-të… A mendoni vërtet se pesë lojtarë bënë më shumë se ai në vit? Kurrë”.

Duket se Ronaldo nuk ishte i kënaqur me rezultatin, madje nuk mori as pjesë në atë ceremoni.