Çudirat e këndshme të Ramazanit!

Prof. Driton Arifi

Ramazani bën çudira tek njeriu.

E keni vërejtur secili, besoj! Çudira që të mahnisin ty e mua e çdonjërin! Të gjithë, pa dallim. E bën njeriun të mos e njoh as vetvetën, e të mos e kuptojë se çfarë ka ndodhur tek ai. Ai, është një kurë e mahnitshme e melhem hyjnor që zemrat e sëmura nga zilia, urrejtja e hasmëria i shëron e pastaj i mbushë me dashuri, paqe e përdëllim!

A pak gjë është kjo për ty, a?! Kjo është hiç më pak se madhështore!

E këto vlera e begati të fituara, po të mbesin tek ti edhe pas Ramazanit, gëzohu, dhe ndaj Zotit tënd bëhu falënderues, sepse Ramazani tek ti e la “sofrën” plotë begati e mirësi! Ai për këtë qëllim erdhi, kush siç duhet e ka kuptuar! Të bëjë çudira tek ne!
Zoti ynë, Ti je Bujar, na begato me mëshirën e bujarinë Tënde, o Fisnik!

Nga. Prof. Driton Arifi