Dallimi mes reformuesit (muslih) dhe njeriut të mirë (salih)

E kam thënë dhe e kam përsëritur disa herë
Nëse rrin duke u falur deri në ditën e kiametit, asgjë nuk ndryshon në botë!
Nëse shkon në këmbë njëmijë herë në Haxh, asgjë nuk ndryshon në botë!
Nëse bën itikaf në Mekë deri në ditën e kiametit, asgjë nuk ndryshon në botë!
Shikoni njerëzit, bërtasin e qajnë, tre milion çdo vit në Haxh.
Pasha Allahun, asgjë nuk ndryshon në botë!
Bile, as deri te dyert e xhamisë nuk ndryshon gjë!
Ky rregullim të jep forcë.., ky rregullim të jep iman!
Ky rregullim të jep motivim!
Që të zbresësh mes njerëzve dhe të këshillosh.
Thanë: Përse e këshilloni një popull, që Allahu ka për t’i shkatërruar?”
“Ose, ka për t’i ndëshkuar me ndëshkim të rëndë!”
Sigurisht, që e dini historinë e banorëve të së Shtunës.
Banorët e së Shtunës, njerëzit u ndanë në disa grupe.
Allahu (a.xh) ua bëri hara jehudive të peshkonin ditën e shtunë.
Ata në dukje iu përgjigjën urdhrit të Allahut.
Pastaj, erdhi dita e shtunë dhe peshqit vinin ditën e xhuma…dhe, ditën e shtunë, peshqit afroheshin në breg, por ata nuk mund të peshkonin, nuk i lejonin prijësit fetarë u flisnin, por nuk mundeshin!
I shikonin në breg peshqit e mëdhenj, por nuk mund t’i peshkonin!
Thanë: T’i hedhim rrjetat të xhumanë dhe t’i nxjerrim të dielën!
Kështu që, manipuluan urdhrin e Allahut!
Një grup tjetër tha: Ne, nuk i hamë, por i marrim… ia heqim lëkurën, ia marrim shtresën e dhjamit të këtyre peshqve, e shkrijmë dhjamin dhe nuk e hamë peshkun, por kemi shkrirë dhjamin e tyre!
Njerëzit u ndanë në grupacione, disa thanë: Ne nuk na duhet gjë!
Ashtu siç bëjnë sot shumë njerëz… o vëlla reago!
Ka fesad… ka rrymë tjetër të pranishme… kjo rrymë bën thirrje për tërë format e fesadit, fesad në zyra, fesad në moral, fesad… fesad politik, fesad ekonomik… me tërë format e tij… o vëlla këshillo, o vëlla fol!
Mua s’më duhet gjë! Nuk është puna ime! Falu dhe shko në shtëpi!
Unë skam lidhje me këtë gjë!
Njerëzit u ndanë në grupacione, prej tyre… thanë: Ne, nuk na duhet gjë! Ky ishte një grup.
Disa të tjerë morën pjesë në këtë fesad dhe thanë: Edhe ne po hamë, siç ata hanë!
Disa të tjerë urdhëruan dhe ndaluan!
“Dhe thanë: Përse e këshilloni një popull…
Allahu ka për t’i shkatërruar ose ka për t’i ndëshkuar me një ndëshkim të rëndë!
Thanë: Si justifikim para Zotit tuaj dhe ndoshta ata ruhen (ndalen)!”
Kështu që, këshillojnë si justifikim para Zotit të Madhëruar!
Reformuesit, ndoshta puna e tyre nuk çon në rezultat pozitiv të shpejtë
Sa profetë ka dërguar Allahu në fshatra dhe nuk ka besuar asnjë!
O vëlla, në suren Jasin
A nuk dërgoi Allahu tre profet në një fshat? Jo qytet, fshat!
“Sillu atyre shembullin e banorëve të fshatit, kur atij (fshati) u erdhën të dërguarit, kur atyre u dërguam dy, i përgënjeshtruan të dy dhe i fuqizuam me një të tretë!”
Tre profetë në një fshat, sa prej tyre besuan?
Vetëm një, bile edhe ai u vra!
Vetëm një njeri besoi me tre profetë në fshat!
Madje, edhe ky person u vra gjithashtu!
“Dhe tha: Ah, sikur populli im ta dinte, për çfarë më fali Zoti im… dhe më bëri prej të nderuarve (xhenetlive)!”
Pra, nuk është e domosdoshme, që njerëzit të ndryshojnë, por ne e bëjmë këtë gjë, si justifikim tek Allahu, e para…
E dyta, reformuesit këshillojnë, në mënyrë, që Allahu ta largojë ndëshkimin!
“Ruajuni një sprove, që nuk i godet vetëm ata, që kanë bërë zullum prej jush, veçanërisht!”
Sepse njerëzit, kur të heshtin ndaj të keqes, Allahu do t’i përfshijë me ndëshkim, sepse Allahu flet për banorët e së Shtunës.
Thotë: “Kështu i morëm (ndëshkuam), ata të cilët bënë zullum, me një ndëshkim të dhimbshëm!”
Allahu heshti ndaj të ruajturve (salihinëve)
Allahu i shpëtoi reformuesit (muslihinët)
Allahu heshti ndaj të ruajturve (salihinëve) dhe i mori me ata, të cilët vepruan të ndaluarën!
Për këtë arsye, reformuesit… këshilluesit. ekzistenca e tyre është e domosdoshme, si justifikim tek Allahu (a.xh) dhe gjithashtu, për të larguar ndëshkimin.
“Nëse njerëzit e shohin të ndaluarën dhe nuk e ndryshojnë, mundet, që Allahu t’i përfshijë me ndëshkim!”
Ta dish, ndëshkim… të thuash: Nuk më duhet gjë, falem.., kjo nuk bën! Kjo nuk bën… kjo është praktika e mbrotjes, patjetër duhet të ekzistojnë reformuesit, për këtë arsye, duhet të jenë patjetër të tillët.
E katërta: Një reformues i vetëm është më i dashur tek Allahu, se sa mijëra të tjerë të mirë (salihinë)!
Vetëm një reformues është më i dashur tek Allahu, se sa mijëra njerëz të mirë (salihinë) dhe më të rëndë për shejtanin, se sa mijëra adhurues!
Edhe unë e kam thënë dhe përsëritur disa herë.
Nëse rrin duke u falur deri në ditën e kiametit, asgjë nuk ndryshon në botë!
Nëse shkon në këmbë njëmijë herë në Haxh, asgjë nuk ndryshon në botë!
Nëse bën itikaf në Mekë deri në ditën e kiametit, asgjë nuk ndryshon në botë!
Shikoni njerëzit, bërtasin e qajnë, tre milion çdo vit në Haxh; Pasha Allahun, asgjë nuk ndryshon në botë!
Bile, as deri te dyert e xhamisë nuk ndryshon gjë!
Ti falu në xhami, deri në ditën e kiametit, asgjë nuk ndryshon në botë, ky është përkushtimi yt për veten tende.
Ky përkushtim të jep forcë, ky përkushtim të jep iman; ky përkushtim të jep motivim, që të zbresësh në mesin e njerëzve dhe të këshillosh, të paktën, si fillim në shtëpinë tënde
Më e pakta, njeri të fillojë reformimin, në shtëpinë e tij, te gruaja e tij, te fëmijët e tij.
Pastaj, projekti vjen e zgjerohet, në vazhdimësi, në punë te vëllezërit e tij, te të afërmit e tij, te fshati i tij, derisa të bëhet si projektet e profetëve, që është projekt i reformimit të ymetit, reformim i brezit, reformim i shoqërisë, i plotë, siç ka bërë edhe Pejgamberi (a.s).
Sepse, reformuesi me këtë gjë mbron ymetin, ndërsa, njeriu i mirë (salih) mjafton me këtë gjë, vetëm me mbrojtjen e vetes së tij, për këtë arsye, njerëzit u armiqësuan me Pejgamberin (a.s), ditën kur ishte reformues (muslih) dhe nuk u armiqësuan me të kur ishte njeri i mirë (salih)!

Nga: Hoxhë Lavdrim Hamja