Dardan Sejdiu jep dorëheqje nga pozitat në Vetëvendosje

Pas dorëheqjes së Visar Ymerit nga pozita e të parit të Vetëvendosjes, edhe nënkryetari, Dardan Sejdiu ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat drejtuese në Lëvizjen Vetëvendosje, njofton Klan Kosova.

Në ndërkohë që mbledhja e Kryesisë së Vetëvendosjes është duke vazhduar.

Ky është takimi i parë i Kryesisë pas dorëheqjes së ish-Visar Ymerit nga të gjitha funksionet në parti.

Në mbledhje janë edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe Dukagjin Gorani.

Përplasjet e para në Vetëvendosje nisën të dalin në pah pas publikimit të bisedave private mes disa deputetëve të Vetëvendosjes në rrjete sociale, ku deputeja Aida Dërguti kishte ofenduar Albin Kurtin.

Pas kësaj, Aida Dërguti kishte dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet brenda partisë.

Pas të gjitha përplasjeve që shpërthyen, Lëvizja Vetëvendosje në muajin dhjetor shpalli zgjedhjet e brendshme për kryetar të ardhshëm.