Dashuria nuk është vetëm “fat”

Hoxhë Halil Avdulli

Nëse shihni një çift që e duan njëri-tjetrin,janë plot gëzim e lumturi, jetojnë në mirëkuptim,mos thuaj: Sa me fat janë ata!
Në “marrëdhëniet martesore” nuk është vetëm ajo që quhet”fat”.
Kush e di sa “lëshimet”e sa të “metat” i kanë tejkaluar njëri-tjetrit me qëllim që të bashkëjetojnë dhe t’a rregullojnë jetën.
Kush e di sa “problemet,gabimet e lëshimet”kanë përballuar ndaj njëri-tjetrit, në menyrë që të përfundojnë jetën e tyre së bashku.
Kush e di “kohën” që kanë kaluar duke u munduar t’a kuptojnë njëri-tjetrin.
Dashuria nuk është vetëm “fat”.
Dashuria është dhënia reciproke, bindje, ëndrra të përbashkëta, qëndrime serioze, dhembshuri dhe durim nga të dy palët.
Nëse këto cilësi nuk ekzistojnë në marrëdhënien tuaj martesore me partnerin tuaj, përpiquni t’i gjeni ato; të bëni të lumtur veten së pari, edhe partnerin tuaj së dyti.
[Nuk e di kush e ka thënë]

Nga: Hoxhë Halil Avdulli