De Ligt nënshkruan për Bayernin

Matthijs de Ligt ka nënshkruar kontratë zyrtare me Bayern Munichun, ku është transferuar për një shumë prej 70 milionë eurosh plus 10 milionë të tjera në formë shtesash.

Qendërmbrojtësi ka kaluar në Bundesliga nga Juventusi dhe ka nënshkruar marrëveshje pesëvjeçare.

“Që nga fillimi ndjeva një vlerësim të sinqertë nga menaxhmenti sportiv, trajneri dhe bordi, që më bindën”.

“Për më shumë, Bayerni është një klub i menaxhuar shkëlqyeshëm me objektiva të mëdha. Jam shumë i kënaqur të jem pjesë e historisë së Bayernit”, ka deklaruar holandezi.

De Ligt iu bashkua Juventusit në vitin 2019 nga Ajaxi për një shumë prej 75 milionë eurosh dhe gjatë kohës sa ishte pjesë e Bianconerëve e fitoi titullin e Serie A, Kupën e Italisë dhe Superkupën e Italisë.