Debatuan ashpër me fjalë të të rënda, më pas Elvisi e çoi në shtëpi me makinë Mustafa Nanon

Para pak ditësh analisti Mustafa Nano dhe Imami Elvis Naçi patën një përplasje të ashpër. Por, kjo nuk e ka penguar këtë të fundit ta tregoi anën e tij njerëzore.

Janë komentuar gjatë fjalët fyese që analisti i njohur i tha publikisht në emisionin ‘live’ Imamit, gjithashtu pa u komentuar nuk iku edhe gjakftohtësia e Naçit i cili ka habitur edhe me gjestin e bërë pas përfundimit të emisionit.

Në një intervistë të dhënë për emisionin ‘n’Kosovëshow’ Elvisi foli për të parën herë publikisht pas asaj përballje, sërish i qetë.

Moderatori dhe publiku ishin shumë kurioz ta dinin se çka ndodhi konkretisht pas përfundimit të emisionin, në prapaskenë.

‘’Kur dolëm vazhdoi debati por jo me fyerje por debanti konstruktiv. I thash me çka ke ardhur deri këtu, tha në këmbë.. Eja të çoi unë deri tek shtëpia yte…

Nga sikleti më thoshte më ndal këtu por jo i thash makina nuk lodhet, ti lodhesh të shkosh në këmbë’’, tha Elvis Naçi i cili pranoi duartrokitje nga publiku dhe habiti moderatorin.

Këtë mund ta ndiqni të plotë në intervistë gjithashtu ju sjellim një ligjeratë fetare në lidhje me faljen të cilën e ka dhënë Elvis Naçi./Mesazhi/