Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Deklarata që po firmoset rrufeshëm: pas studentëve, edhe pegadogët “në protestë”

Deklarata që po firmoset rrufeshëm: pas studentëve, edhe pegadogët “në protestë”

Shtohet vetmia e një kryeministri që gjeneron vetëm urrejtje

Me dhjetra pedagogë shqiptarë po firmosin pa drojë e rrufeshëm një peticion me pesë pika për zgjidhjen e një krize që ka përfshirë Shqipërinë si pasojë e protestave rinore e studentore kundër qeverisë, më saktë kundër kryeministrit Rama.

Janë emra të jetës universitare, një fashë shoqërore me peshë në jetën publike, e cila edhe ajo është po tregon mospajtimin me narrativën e Ramës dhe me reagimin policor ndaj protestueve.

Madje që në pikën e parë kërkohet dorëheqja e kryeministrit, ndërsa në pikën pesë i bëhet thirrje popullit që të përkrahë fuqimisht studentët protestues.

Këto pesë pika të këtij peticioni po marrin mbështetje të fuqishme nga ata që janë mësimdhënës në universitete, të cilët kanë dhe staturë prej akademikësh.

Kështu, Rama ka humbur dhe ka kundër ata njerëz që përbëjnë edhe shtyllën intelektuale të kombit, duke mbetur vetëm me aparatçikë partiakë pa asnjë kurajo intelektuale. /tesheshi.com/