Një shpatë që perandori francez Napoleon Bonaparte e kishte për përdorim personal do të dalë së shpejti në ankand në Paris. E ruajtur që nga viti 1815, kjo shpatë e rrallë do të dalë në ankand për herë të parë më 22 Maj dhe pritet të shitet për një çmim deri në 1 mln euro.
“Shpata është një simbol i rëndësishëm dhe Napoleoni i kushtoi një rëndësi të madhe atyre. Ai kishte disa shpata shumë të rëndësishme, të një cilësie shumë të lartë, më të mirat nga e kohës së tij, ose për t’i mbajtur ato për vete ose për t’i dhënë ato në shenjë falënderimi ndaj gjeneralëve të tij”, thotë drejtori i ankandit, Alexandre Giquello.
Napoleoni, i cili ndërroi jetë më 5 Maj të 1821-t, në moshën 51-vjeçare, ende ndan në opinione popullin francez. Për disa, ai ishte një komandant i famshëm që ndërtoi një perandori të madhe dhe në Francë ndërtoi një shtet modern e të centralizuar, për të tjerët ai ishte një tiran.








