Dënohet me burgim të përjetshëm ish-polici që e vrau një person në kazino në Suharekë

Dënohet me burgim të përjetshëm ish-polici që e vrau një person në kazino në Suharekë

Ish-polici, Shefki Spahiu është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Jetmir Aliajt në një kazino në Suharekë.

Aktgjykimi është shpallur pa prezencën e Spahiut dhe mbrojtësit të tij, raporton KOHA.

I njëjti akuzohet për vrasje të rëndë dhe manipulim të provave.