Deputetët mblidhen sërish sot për përpjekjen e radhës për zgjedhjen e kryeparlamentarit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot do të mblidhen sërish në përpjekjen e radhës për ta konstituuar legjislaturën e nëntë për kryeparlamentar.

Seanca pritet të fillojë nga ora 11:00

Pas aktgjykimit të ri, i cili i ka obliguar deputetët që ta konstituojnë kuvendin brenda 30 ditësh, VV-ja herën e parë pati propozuar Albulena Haxhiun për kryetare kuvendi, e cila i mori vetëm 57 vota.

Menjëherë pas dështimit për ta zgjedhur Haxhiun kryetare, VV-ja propozoi Donika Gërvallën për kryeparlamentare e cila edhe kjo e fundit nuk arriti votat e mjaftueshme.

Kurse, në seancën e së premtes, Lëvizja Vetëvendosje propozoi ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Muratin, por që edhe ai i mori vetëm 57 vota./