Deputetja republikane nga Karolina e Jugut, Nancy Mace, është shprehur kundër mundësisë që Shtetet e Bashkuara të dërgojnë trupa tokësore në Iran, ndërsa lufta mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit vazhdon të përshkallëzohet.
Në një reagim në rrjetin social X, ajo shkroi se nuk dëshiron që “bijtë dhe bijat e Karolinës së Jugut të dërgohen në luftë me Iranin”.
Deklarata e saj vjen në një kohë kur sondazhet tregojnë se lufta nuk gëzon mbështetje të gjerë nga publiku amerikan. /mesazhi





