Dëshironi ta ndryshoni botën?

Dëshironi ta ndryshoni botën?

Kjo fillon nga rregullimi i shtratit në mëngjes- tha profesori Universitetit të Teksasit Admiral Mcraven.

E çuditshme!?

Për rininë duket aq e thjeshtë, po këtu është pikënisja, mëngjesi yt, dhoma yte, dhëmbët e tu, veshja yte të gjitha këto flasin për identitetin tënd!

Ndaj u them vajzave të reja, nuk është poenta vetëm të jesh një nxënëse e shkëlqyeshme ose më e mira studente e zgjedhur derisa trupit tënd rrobave tua, qimeve të flokëve tua, banjos tënde pasi ke bë dush duhet ti shkoj pas nëna yte, motra yte ose dikush tjetër.

Esenca është të jeshë e diciplinuar me veten tënde dhe jo gjith jetës ta keshë një shërbyese pas vetes.

Kam një shoqe e cila i rriti fëmijët me shërbëtore ku dikur filloi të shqetësohet për djalin 18 vjeç, vajza 16, që të dy dhomat i kishin aq të pista nëse mungonte ndonjë ditë ndihmësja e shtëpisë sepse ishin mësuar që ajo të ua pastronte dhe njëherë në formë këshille i thash, hiqe ndihmësen se po i len sakat fëmijët e tu dhe më pat dëgjuar ku çdoherë më falenderohet!

Ndaj u tha se ” Gruaja ashtu siç e ka ormanin e teshave (të rregulluar ose jo) ashtu e ka jetën”

“Pastërtia është gjysma e fesë”- kështu na mësoi profeti ynë ( salallahu alejhi weselem) dhe nuk na ngjanë aspak si besimtarë që të na mungojë pastërtia.

Mos e mësoni djalin ti shkoni pas të ia dërgoni çorapet, peshqirin në banjo ose ose, lëreni të kujdeset për veten, le të mësohet të vetëshërbehet, nusja e tij nesër do ju falenderojë për edukatën që i keni dhënë.

Mësoni fëmijët ( pa dallim gjinie) jeta fillon nga shtrati yt dhe nga pizhamet tua, nga abdesi yt e kështu me rradhë!

Emine Bajrami