BE dështoi bindshëm me ndalimin e trafikimit të njerëzve

Migrants wait to disembark from a tug boat after being rescued in the Pozzallo harbor, Sicily, Italy, Sunday, Feb. 15, 2015. An Italian government official says four smugglers brandishing Kalashnikovs threatened an Italian Coast Guard motorboat that had just rescued migrants off the coast of Libya, where the security is rapidly deteriorating. Transport Minister Maurizio Lupi said the gunmen had sped to the scene Sunday afternoon aboard a small boat some 50 miles (80 kilometers) off Libyan shores. After threatening the Coast Guard rescuers who had taken aboard the migrants, three of the smugglers jumped aboard the then-empty migrants' boat to reclaim it and took off. In all, nearly 2,200 migrants were rescued in several operations Sunday, the Coast Guard said. They were being taken to Italian ports. (AP Photo/Francesco Malavolta)

Misioni detar i Bashkimit Evropian dështoi në arritjen e objektivit të tij kryesor, pikërisht ndalimin e trafikut të njerëzve.

Kështu shkruhet në një raport të Dhomës së Lordëve, sipas të cilit, operacioni “Sofia”, që mbështetet edhe nga Britania, bëri shumë pak për të frenuar migrimin, prandaj mandati i tij nuk duhet rinovuar. Pavarësisht dështimit në objektivin kryesor, raporti thekson se misioni ka shpëtuar shumë jetë njerëzish në Mesdhe dhe ky aspekt i punës duhet të vazhdojë.

Operacioni “Sofia” u hartua nga 25 vende evropiane dhe nisi në vitin 2015, pasi disa tragjedish në Mesdhe, ku qindra emigrantë u mbytën në përpjekje për të mbërritur në Evropë. Një vit më pas, numri i emigrantëve u rrit me 20%. Qëllimi i misionit ishte ndalimi dhe pengimi i kriminelëve të organizuar që trafikonin njerëz nga veriu i Afrikës drejt Evropës. Por, meqë Libia, vendi kryesor nga nisen emigrantët është plotësisht pa ligj, BE nuk mundi të bëjë asgjë.

Madje, sipas Komitetit të Lordëve, shkatërrimi i anijeve të trafikantëve nga forcat evropiane sollën një pasojë të paparashikuar, trafiku i njerëzve vazhdoi me anije dhe varka të vjetra e të rrezikshme, duke shtuar numrin e viktimave në det. Sipas lordëve britanikë, trafiku i njerëzve nuk mund të ndalet në det, pasi ai nis në tokë dhe në të ardhmen, përpjekjet duhen përqendruar në vendet nga burojnë emigrantë dhe vendet tranzit, duke ofruar zhvillim ekonomik dhe qeverisje të mirë.