Dështojnë të gjitha përpjekjet e trupave ruse për të thyer mbrojtjen e Kievit

Sergiy Kyslytsya

Ushtria ukrainase njoftoi se bllokoi përpjekjet e njësive ushtarake ruse që po përpiqeshin të pushtonin qytetin Irpin pranë kryeqytetit Kiev.

Në deklaratën e bërë nga Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës raportohet se njësitë ushtarake ruse ofensivën ajrore dhe tokësore e kanë vazhduar edhe në ditën e 5-të.

Gjatë ofensivës trupat ruse vazhduan të dëmtojnë aeroportet ushtarake dhe civile, qendrat komanduese, objektet e sistemit të mbrojtjes ajrore, objektet infrastrukturore me rëndësi kritike dhe vendbanimet civile. Ka dështuar përpjekja e rusëve për të marrë qytetin Irpin afër Kievit, vijon deklarata e shtatmadhorisë ukrainase.

“Forcat mbrojtëse të Ukrainase shkatërruan pajisjet e reja të armikut. Në të gjitha drejtimet, tanket dhe njësitë e mekanizuara të Forcave të Armatosura të Ukrainës kontrollojnë linjat e caktuara me mbështetjen e artilerisë. Forcat Ajrore të Ukrainës zmbrapsin sulmet ajrore të armikut”,- sipas deklaratës.

Për më tepër, në deklaratë thuhet se një luftë sistematike është zhvilluar edhe kundër grupeve ruse të sabotimit prej 3-15 personash të veshur me uniforma ukrainase.

Nga ana tjetër, forcat ruse morën nën kontroll të gjitha ndërtesat publike në qytetin-portin e Berdyansk-ut.

Ndërkohë, Përfaqësuesi i Përhershëm i Ukrainës në Kombet e Bashkuara (OKB) Sergiy Kyslytsya deklaroi se kanë vënë në dispozicion një linjë të posaçme telefonike për të afërmit e ushtarëve rusë që duan të informohen për gjendjen e tyre.

Në fjalimin e tij në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Kyslytsya deklaroi se rreth 200 ushtarë rusë ishin zënë rob që nga dje, dhe u shpërndau anëtarëve numrin e linjës telefonike të përmendur dhe tha: “Këta janë numrat e telefonit ku mund të kontaktojnë familjet ruse që duan të mësojmë mbi gjendjen e bijve të tyre, që duan të marrin kufomat nga Ukraina dhe t’i varrosin ata me dinjitet”. /trt