Dështon për herë të 18-të konstitumi i Kuvendit

Ka dështuar për të 18-ën herë radhazi seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Paraprakisht, kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari i ka ftuar përfaqësuesit e subjekte politike për një konsultim para fillimit të seancës.

Lëvizja Vetëvendosje sërish ka propozuar votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit.

Ndërkaq, kjo mënyrë votimi sërish nuk u pranua nga partitë opozitare.

Të pranishëm në sallë ishin 106 deputetë, prej të cilëve 52 votuan pro, 1 kundër, ndërsa abstenime nuk kishte.

Seanca tjetër do të mbahet të mërkurën me fillim nga ora 10:00.