Ka dështuar që të mbahet protesta e thirrur nga banorët e fshatit Shipitullë të Obiliqit, kjo pasi në këtë organizim nuk kishin ardhur protestuesit.
Protesta ishte thirrur për të kundërshtuar shpronësimet e tokave të kryera për nevoja të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) në këtë fshat.
Në protestat e kaluara banorët që kishin protestuar janë ankuar për procesin e shpronësimit që është duke ndodhur në këtë fshat.