Ballina Lajmet Kosovë Dështon sërish miratimi i projektligjit për shëndetin riprodhues

Dështon sërish miratimi i projektligjit për shëndetin riprodhues

Në mungesë të kuorumit ka dështuar sërish miratimi në Kuvendin e Kosovës projektligji për shëndetin riprodhues.

Po ashtu në mungesë kuorumi u shty shqyrtimi i projektligjit nr.08/L-280 për ratifikimin e “amendamentimit nr.3 të Marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2015”.

po ashtu në parim u miratuan Projektligji për Komisionin e Pavarur të Mediave, Projektligji për sportin dhe ai për tekstet shkollore.

Ndërsa, për Projektligjin për gjendjen civile nuk pati kuorum. Nuk kaloi as Propozim-rezoluta për gjendjen në shëndetësi dhe sigurimet shëndetësore e propozuar nga AAK.

Kuvendi themeloi Organin Përzgjedhës të Pavarur për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Organit Shqyrtues të Prokurimit.