“Detyra e teologut: Të frymëzojë, jo të zëvendësojë shkencën”

Hoxhë Halil Avdulli

🔹 Disa duan që hoxhallarët të shpikun ilaçe, të ndërtojë aeroplanë etj.

Vendosin fotot e dijetarëve të fesë përkrah fizikantëve e kimistëve, por kurrë s’i shohim t’i krahasojnë këta shkencëtarë me aktorë, futbollistë apo këngëtarë.

Pse? Sepse e dinë mirë që nuk janë të një fushe.

▪️Çdo fushë ka profesionistët e saj, dhe nuk duhet ngatërruar roli i dijetarit të fesë me atë të shkencëtarit apo inxhinierit — njësoj siç askush nuk pret që aktorët, sportistët apo këngëtarët të prodhojnë zgjidhje shkencore.

🔹 Ajo që duhet të kërkojmë nga teologët nuk është të shpikin ilaçe apo aeroplanë, por të bëjnë një interpretim të saktë dhe koherent të fesë – që e frymëzon shkencën, dijen dhe zhvillimin.

📚 Feja nuk është pengesë për përparim. Kur kuptohet drejt, ajo është nxitje për të.

Hoxhë Halil Avdulli

(titulli nga redaksia Mesazhi)