Dev.al blen pjesën më të madhe të aksioneve të Rubicon, kompania fintech pas aplikacionit Pago

Pago është një aplikacion përmes të cilit përdoruesit mund të paguajnë fatura, të bëjnë transferta bankare, të përfitojnë shërbime dhe oferta nga rrjeti i gjerë i partnerëve të Rubicon.

Dev.al një prej kompanive më të mëdha të zhvillimit të softuerit në Tiranë njoftoi se ka blerë shumicën e aksioneve të Rubicon, një institucion parasë elektronike shquar për zhvillimin e bankës online Pago.al.

Rubicon është një kompani fintech në Shqipëri e angazhuar në ofrimin e zgjidhjeve financiare dhe zhvillimin e një rrjeti të përpunimit të pagesave. Në edicionin e 10-të të Albanian ICT Awards, Rubicon u shpall fitues me aplikacionin Pago në kategorinë Startupi i Vitit.

“Kjo blerje paraqet një mundësi strategjike, për të zgjeruar praninë tonë në sektorin e shërbimeve financiare dhe për të përmbushur nevojat e klientëve tanë,” tha Igli Gjelishti, themeluese dhe drejtues i Dev.al.

Pago është një aplikacion përmes të cilit përdoruesit mund të paguajnë fatura, të bëjnë transferta bankare, të përfitojnë shërbime dhe oferta nga rrjeti i gjerë i partnerëve të Rubicon.

Shërbimet e Pago shkojnë jo vetëm për individët por edhe bizneset ndërsa një marrëveshje e fundit me devPOS ju jepte mundësi 18,500 bizneseve të përpunojnë pagesa përmes Pago.al.

Dev.al tha se duke integruar Pago në klientët e saj mund të presën një gamë më të gjerë shërbimesh.

“Rubicon dhe Pago do të vazhdojnë të operojnë nën markat e tyre ekzistuese, duke shfrytëzuar burimet dhe ekspertizën e dev.al për të shpejtuar trajektoren e rritjes së tyre,” shkruhej në njoftimin e kompanisë.