Dhimbjet e forta të barkut tek bebet!

Foshnja mund të qajë edhe nga e prera e barkut  (koliku). Foshnjat kanë shpesh dhimbje të forta barku. Ato janë më të zakonshme mbrëmjeve. E  qara nga koliku dallon në lartësi nga të qarat e zakonshme. Britmat e foshnjes janë të forta dhe tëzgjatura, nganjëherë zgjasin për orë të tëra.

Ajo  mbledh këmbët, skuqet, godet rreth vetes, lëshon gazra dhe nuk gjen qetësi. Ndonjëherë përkeqësohet (pasditeve vonë ose në mbrëmje). Koliku nuk ndalon, pavarësisht se çfarë bëni ju. Bebet fillojnë të qajnë nga koliku rreth javës së 3-të të jetës.

Koliku nuk është një sëmundje që mund të shërohet, por ka disa gjëra që mund të bëhen për të qetësuar parehatinë e bebes me kolik: o Mos e ushqe foshnjën nëse nuk ka uri!
Nganjëherë ushqimi i tepërt sjell më shumë probleme.
o Mundohu të qetësosh veten sepse mund ta transmetosh shqetësimin tënd tek foshnja.
Kujto se koliku nuk shkakton dëmtime fizike.

Për të shmangur acarimin e tepërt, mbaje foshnjën në një pjesë të qetë të shtëpisë, foli me butësi, me zë të ulët. Provo ta tundësh lehtë në një karrige lëkundëse.

o Mbështille me batanije.
o Vendose në djep ose kolovajze për beba.
o Dil nga shtëpia: ndryshimi i mjedisit mund ta qetësojë. o Luaji muzikë ose këndoji një ninullë.
o Bëni një xhiro me makinë, mbase do ta zerë gjumi.

o Eliminoni erërat e forta, parfumet, sapunet me erë, avujt e kuzhinës dhe sidomos tymin
e cigares.

Askush nuk e di tamam se çfarë e shkakton dhe a kurohet koliku. E vetmja gjë që dihet është se durimi i prindit është shumë i rëndësishëm për të qetësuar foshnjën në dhimbje./Mesazhi/