Ballina Lajmet Kosovë Digjen disa lokale te Tregu i Gjelbër në Prishtinë

Digjen disa lokale te Tregu i Gjelbër në Prishtinë

Disa lokale janë përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm te Tregu i Gjelbër, në Prishtinë.

Komandanti i zjarrfikësve të Kosovës, Malë Gashi për teve1.info ka thënë se 6 lokale janë përfshirë nga zjarri dhe ekipet tashmë janë duke e eliminuar zjarrin.

“Ekipi ka intervenuar shpejtë dhe është bërë prerja e zjarrit në dy anët e lokaleve që të mos përhapët më tepër. Gjashtë lokale kanë qenë të përfshira nga zjarri dhe tani jemi në eliminim të zjarrit. Nuk kemi informacione për persona të lënduar”, ka deklaruar ai për redaksinë.

Zjarrin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 05:40, kemi pranuar informatën për një zjarr që ka përfshirë disa lokale në rrugën ‘Ilaz Agushi’ në Prishtinë. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët janë duke u marrë me rastin. Nuk raportohet për persona të lënduar”.