Malet në fshatin Përpellac të Komunës së Podujevës janë bërë shkrumb e hi.
Kjo pasi një zjarr ka përfshirë këto male, duke bërë që ato të dëmtohen.
Jo vetëm këto male, por këto ditë edhe Siqeva e Vranidolli janë përballur me djegie të maleve.
Madje, në fshatin Siqevë banorët për disa ditë rresh janë përballur me zjarrin që i është ofruar shtëpive, derisa me në fund është lokalizuar nga ekipet e zjarrfikësve dhe banorëve.
Ndryshe, zjarrëvënia me qëllim është vepër penale e cila ndiqen nga organet e rendit.








