Digjet një shtëpi në Lipjan

Në rrethana të panjohura, është përfshirë nga zjarri një shtëpi në Lipjan.

Policia e Kosovës njofton se zjarrfikësit kanë shuar zjarrin, derisa nuk raportohet për të lënduar.

Rasti vazhdon nën hetime.

“Fsh. Mevec, Lipjan 07.03.2024 – 21:00. Ankuesja femër kosovare ka informuar se në rrethana të panjohura në zjarr është përfshirë shtëpia e saj. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale të konsiderueshme, nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar”, raporti i plotë i Policisë.