Digjet shkolla në fshatin Koliq

Shkolla fillore “Tefik Çanga” në fshatin Koliq të Prishtinës është përfshirë në zjarr gjatë ditës së sotme.

Një dëshmitar ka treguar se rreh orës 12 e 30 objekti i kësaj shkollë është përfshirë në zjarr.

Mirëpo, ende nuk dihen shkaqet apo për pasojat e tjera që mund të këtë shkaktuar djegia e këtij objekti.

Zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes dhe po mundohen ta lokalizojnë zjarrin.